Sky News: Rusia kërcënon Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve në Stamboll

Rusia ka kërcënuar Ukrainën me një “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe që u zhvilluan sot në Stamboll, sipas një burimi nga delegacioni ukrainas për Sky News. Burimi tha se pala ruse nuk ishte e gatshme të diskutonte detajet teknike të një armëpushimi, duke shtuar se ata ishin në pritje të aprovimit [...]Read More...

Sky News: Rusia kërcënon Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve në Stamboll

Rusia ka kërcënuar Ukrainën me një “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe që u zhvilluan sot në Stamboll, sipas një burimi nga delegacioni ukrainas për Sky News.

Burimi tha se pala ruse nuk ishte e gatshme të diskutonte detajet teknike të një armëpushimi, duke shtuar se ata ishin në pritje të aprovimit nga eprorët e tyre.

Më herët, një tjetër burim ukrainas deklaroi se Moska kishte paraqitur kërkesa të cilësuara si “joreale” dhe “shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë” gjatë këtyre bisedimeve në Stamboll.