Sokol Havolli: LDK nuk bie në nivelin e ofendimeve, VV-ja e ka sikletin e dështimit
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka reaguar ndaj deklaratave të pozitës në fushatë zgjedhore. “Lumir Abdixhiku ka thënë që nuk duam me ra në moçalin e pështymave se prej sikletit që këta e kanë lidhur me informacionet që ju vijnë nga fushata i cili është dëshpërues për ta do të

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka reaguar ndaj deklaratave të pozitës në fushatë zgjedhore.
“Lumir Abdixhiku ka thënë që nuk duam me ra në moçalin e pështymave se prej sikletit që këta e kanë lidhur me informacionet që ju vijnë nga fushata i cili është dëshpërues për ta do të përfundojnë duke ofenduar opozitën e përçarje mes popullit”, u shpreh ai.
Havolli tha se LDK është e hapur për ballafaqim idesh për të ardhmen e Kosovës, ndërsa pozita s’ka guxim.
Ai sjelljen e tyre në kohë fushate e ka vlerësuar si të ulët.
“Ne nuk biem në këtë nivel se nuk kemi asnjë siklet dhe askush s’ka përveç tyre. Se ne jemi të hapur me dal me i ballafaquar idetë për të ardhmen e Kosovës por këta se kanë këtë guxim dhe përfundojnë me ofendime. Sjellje shumë e ulët”, deklaroi ai për “Front Online”.