Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit
Ani pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00, përcjell albinfo.ch. Kjo vjen pasi ka dështuar edhe seanca e 14-të, ku nuk u arrit të zgjedhet kryeparlamentarja. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, […] The post Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.

Ani pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00, përcjell albinfo.ch.
Kjo vjen pasi ka dështuar edhe seanca e 14-të, ku nuk u arrit të zgjedhet kryeparlamentarja.
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme.
Të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish kërkoi që votimi të bëhej i fshehtë, por prapë nuk funksionoi.
Në fund, rezultati i votimit ishte 54 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
The post Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.