Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit
Sot do të mbahet tentimi i 40-të për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, që do të nisë në orën 11:00. Tridhjetenëntë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, përcjell albinfo.ch. Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar […] The post Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.

Sot do të mbahet tentimi i 40-të për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, që do të nisë në orën 11:00.
Tridhjetenëntë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.
Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.
Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.
The post Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.