Spahiu: Deklaratat e Konjufcës dhe Haxhiut, taktikë për ta ulur pazarin me partitë minoritare
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, është deklaruar për “Front Online” lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë, duke theksuar se formimi i një koalicioni me Fatmir Limajn, Nenad Rashiqin dhe partitë minoritare jo serbe është zgjidhja e vetme për formimin e qeverisë. Ai e konsideroi deklaratën e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut si një taktikë

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, është deklaruar për “Front Online” lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë, duke theksuar se formimi i një koalicioni me Fatmir Limajn, Nenad Rashiqin dhe partitë minoritare jo serbe është zgjidhja e vetme për formimin e qeverisë.
Ai e konsideroi deklaratën e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut si një taktikë për të ulur çmimin e kërkesave nga partitë minoritare.
“Do të ketë koalicion me Limaj, Rashiqin dhe minoritetet jo serbe, nuk ka zgjidhje tjetër. Këto deklarata të Konjufcës dhe Haxhiut të ndryshme janë taktik e tyre për t’ia zbritur pazarin partive minoritare”, deklaroi Spahiu.