Spahiu: Serbisë i intereson Asociacioni, Kosovës duhet t’i interesojë hapja e misionit të përhershëm diplomatik në Beograd

Nexhmedin Spahiu, njohës i çështjeve politike, për FrontOnline tha se një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,  e që është një kërkesë e Serbisë,  ndërsa për Kosovën, kyçe, siç thotë ai, është  hapja e   misioneve diplomatike të përhershme të Kosovës në Beograd dhe

Spahiu: Serbisë i intereson Asociacioni, Kosovës duhet t’i interesojë hapja e misionit të përhershëm diplomatik në Beograd


Nexhmedin Spahiu, njohës i çështjeve politike, për FrontOnline tha se një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,  e që është një kërkesë e Serbisë,  ndërsa për Kosovën, kyçe, siç thotë ai, është  hapja e   misioneve diplomatike të përhershme të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë, që paraqet, siç thotë ai, një njohje de facto dhe të heshtur të shtetit të Kosovës.

‘ Asosacioni është një ndër pikat që është në rol të parë sa i përket interesit të Serbisë. Interesit të Kosovës i përket pika që është hapja e misioneve të përhershme diplomatike të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Kosovë, quhet njohje në heshtje po është njohje de-facto dhe kjo është pikë kryesore për Kosovën’’, tha Spahiu për FrontOnline.

Spahiu deklaron se asnjëra nga ato nuk është realizuar, Serbia ka kërkuar vazhdimisht që Kosova të fillojë implementimin e Asociacionit dhe pastaj  vendosë kushte shtesë. Në këtë kuadër, ai shpjegon se qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, ka qenë e vetmja që ka insistuar në ekzekutimin e marrëveshjeve vetëm kur Serbia të jetë e gatshme të përmbushë angazhimet e saj.

‘’Nuk është realizuar as njëra as tjetra, sepse Serbia kërkon që Kosova njëherë ta realizojë Asosacionin dhe pastaj të vendosë edhe kushte të tjera. Në ndërkohë që qeveria Kurti është qeveria e parë e Kosovës e cila ka ngulë këmbë që të mos realizojë një pjesë të marrëveshjes pa realizuar edhe Serbia pjesën e vet’’, tha Spahiu.

Spahiu gjithashtu thekson se ky pozicion i qeverisë Kurti është një nga arsyet që ka sjellë një mbështetje të fortë nga populli, ndonëse ka pasur kritika në lidhje me disa aspekte të tjera të qeverisjes.

Sipas tij, realizimi i marrëveshjes së Ohrit është i mundur vetëm kur Serbia të jetë e gatshme të përmbushë angazhimet e saj’

‘’Kjo marrëveshje e Ohrit duhet të realizohet kur Serbia të jetë e gatshme të realizojë pjesën e vet të marrëveshjes ‘’, përfundoi Spahiu.