Spanjë: Incident me teleferik, dhjetëra të lënduar dhe 80 të tjerë të bllokuar
Të paktën 30 persona janë lënduar dhe disa të tjerë janë në gjendje të rëndë, si pasojë e një incidenti me teleferik në Spanjë. Ngjarja ndodhi në vendpushimin e skive Astun, i cili ndodhet në kufirin spanjoll me Francën, në vargmalin e Pyrenees. Kanali shtetëror TVE raporton se rreth 80 persona mbeten të bllokuar në […] The post Spanjë: Incident me teleferik, dhjetëra të lënduar dhe 80 të tjerë të bllokuar appeared first on Albinfo.

Të paktën 30 persona janë lënduar dhe disa të tjerë janë në gjendje të rëndë, si pasojë e një incidenti me teleferik në Spanjë.
Ngjarja ndodhi në vendpushimin e skive Astun, i cili ndodhet në kufirin spanjoll me Francën, në vargmalin e Pyrenees.
Kanali shtetëror TVE raporton se rreth 80 persona mbeten të bllokuar në teleferik teksa për momentin nuk dihet shkaku i incidentit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se ishte i tronditur nga lajmi, transmeton albinfo.ch.
Kryqi i Kuq Spanjoll njoftoi se ishte bashkuar me shërbimet e urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar dhe 11 automjete të tjera të specializuara për shpëtimin e të bllokuarve.
The post Spanjë: Incident me teleferik, dhjetëra të lënduar dhe 80 të tjerë të bllokuar appeared first on Albinfo.