Stamboll, arrestime në protestë/ Mbi 300 të arrestuar, policia qëllon me plumba gome

Autoritetet në Turqi arrestuan të paktën 343 persona në protestat e mbrëmjes së të premtes në qytete të ndryshme të vendit, në atë që qytetarët e quajtën “Natën e Demokracisë”. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se personat  e arrestuar do të përballen me akuza për prishje të rendit publik duke iu referuar faktit se [...]Read More...

Stamboll, arrestime në protestë/ Mbi 300 të arrestuar, policia qëllon me plumba gome

Autoritetet në Turqi arrestuan të paktën 343 persona në protestat e mbrëmjes së të premtes në qytete të ndryshme të vendit, në atë që qytetarët e quajtën “Natën e Demokracisë”. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se personat  e arrestuar do të përballen me akuza për prishje të rendit publik duke iu referuar faktit se në këtë shtet ishte vendosur kufizim i tubimeve për 4 dit.

Menjëherë pasi konsumuan vaktin e iftarit, qytetarët turq , shumë prej tyre besimtarë besimtarë mysliman , mbushën rrugët dhe sheshet në shenjë revolte ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Opozita pretendoi se ishin mbledhur më shumë se 300 mijë persona ndërsa demonstratat u mbajtën në qytete të ndryshme duke përfshirë këtu Ankaranë dhe Stambollin.

Policia qëlloi me plumba gome dhe spraj djegës ndaj demonstruesve në Stamboll, ndërsa turma hodhi flakadënë. Në qytetin perëndimor të Izmirit, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Në një fjalim presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se autoritetet nuk do të lejojnë që të dëmtohet rendi publik dhe u zotua se nuk do t’i dorëzohet vandalizmit apo terrorizmit të rrugës.

Qe prej arrestimit te Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit që është konsideruar rivali politik i Erdogan, protesta jane mbajtur ne me shume se 45 qytete Turke me qytetarët që e quajnë arrestimin e tij një lëvizje të motivuar politikisht. Qeveria e Turqisë ka hedhur poshtë pretendimet për veprime ligjore të motivuara politikisht kundër opozitës, duke këmbëngulur në vend që gjykatat të funksionojnë të pavarura.

Sipas prokurorëve, Imamoglu akuzohet se ka keqpërdorur pozitën e tij për përfitime financiare.

Në një tjetër hetim, Imamoglu akuzohet se ka ndihmuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit e konsideruar si organizatë terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

/abcnews.al/