Starmer përpara takimit me Trump: Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme
Kryeministri britanik Keir Starmer ka nënvizuar rëndësinë e unitetit përpara takimit të tij sot në Shtëpinë e Bardhë. “Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe është më e rëndësishme se kurrë që ne të jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha Starmer në komentet e publikuara nga Downing Street. Kryeministri përmendi gjithashtu ekonominë, [...]Read More...

Kryeministri britanik Keir Starmer ka nënvizuar rëndësinë e unitetit përpara takimit të tij sot në Shtëpinë e Bardhë.
“Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe është më e rëndësishme se kurrë që ne të jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha Starmer në komentet e publikuara nga Downing Street.
Kryeministri përmendi gjithashtu ekonominë, kufijtë dhe sigurinë kombëtare si pika kyçe në agjendën e tij me qeverinë duke theksuar gjithashtu AI dhe hapësirën si mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në.
Të mërkurën, Starmer do të takohej me CEO të bizneseve të mëdha amerikane në një përpjekje për të shfaqur ofertën e Britanisë së Madhe për investitorët.
Lufta në Ukrainë do të jetë një pikë qendrore për takimin dhe ajo pason vizitën e Macron në Uashington DC në fillim të javës, kur u takua me presidentin e SHBA, Donald Trump për të diskutuar sigurinë e Ukrainës.
Ditë pas përvjetorit të tretë të pushtimit të Rusisë, kryeministri ka thënë se do të bënte çmos të mos kishte negociata për Ukrainën pa Ukrainën./abcnews.al