Statovci: Kosova ka vepruar në përputhje me vlerat perëndimore, BE duhet t’i heqë masat
Deputetja e rizgjedhur e LVV-së, Jeta Statovci, deklaroi për “Front Online” se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian janë të pakuptimta. Sipas Statovcit, masat janë në fuqi për shkak të një veprimi ligjor të Kosovës, që përfshin angazhimin e katër kryetarëve të komunave të veriut në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe sundimin

Deputetja e rizgjedhur e LVV-së, Jeta Statovci, deklaroi për “Front Online” se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian janë të pakuptimta.
Sipas Statovcit, masat janë në fuqi për shkak të një veprimi ligjor të Kosovës, që përfshin angazhimin e katër kryetarëve të komunave të veriut në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe sundimin e ligjit.
“Masat i kemi vlerësuar si tërësisht të pakuptimta. Ato janë̈ në fuqi si rezultat i një̈ veprimi plotësisht ligjor, shkuarja e katër kryetarëve në komunat e veriut, që është̈ pjesë e përpjekjeve tona për shtrirjen e sovranitetit dhe sundimin e ligjit. Ndaj Serbisë̈ nuk janë̈ vendosur masa, pavarësisht se ajo ka organizuar sulm terrorist”, deklaroi ajo.
Statovci ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndaj Kosovës, duke e vlerësuar se Kosova ka vepruar në përputhje me vlerat perëndimore dhe interesat e stabilitetit dhe sigurisë.
“Kosova ka vepruar në bazë të vlerave perëndimore, në bazë të Kushtetutës, ligjit, dhe në interes të stabilitetit dhe sigurisë. Dhe kërkesa për largimin e masave ndaj Kosovës po merr një vendosmëri më të theksuar. Po pres që së shpejti të jemi pa masa nga BE, sepse besoj që BE do t’i përgjigjet pozitivisht Parlamentit Evropian”, shprehet Statovci.