Një stuhi e tillë me breshër ndodh vetëm një herë në 30 deri 50 vjet në Zvicër

Një stuhi e tillë me breshër ndodh vetëm një herë në 30 deri 50 vjet në Zvicër

Stuhia që goditi të premten Zvicrën ishte jashtëzakonisht e fuqishme. Sipas meteorologut të SRF Meteo, Simon Eschle, në disa zona u regjistruan kokrra breshëri me diametër deri në 6 centimetra, afërsisht sa një top tenisi.

Sipas tij, statistikisht, një fenomen i tillë breshëri në një vend të caktuar ndodh vetëm një herë në 30 deri në 50 vjet.

Qeliza e stuhisë përshkoi një pjesë të madhe të Zvicrës, nga Liqeni i Bielit deri në Liqenin e Konstancës. Në Schaffhausen u regjistruan gjithashtu erëra me shpejtësi deri në 142 km/h.

SRF Meteo paralajmëron se me ndryshimet klimatike pritet shtim i ngjarjeve ekstreme të motit, veçanërisht reshjeve të dendura, ndërsa në të ardhmen mund të ketë edhe kokrra më të mëdha breshëri

The post Një stuhi e tillë me breshër ndodh vetëm një herë në 30 deri 50 vjet në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.