Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Frankofonisë, Ambasada e Kosovës në Suedi mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të organizuar në bashkëpunim me Institutin Francez, ku ishin të pranishme edhe përfaqësues të ambasadave nga Franca, Belgjika dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. “Ambasada jonë u përfaqësua nga studiuesja Nisa Sherifi, e cila prezantoi librin “Moi, Tituba, Sorcière” […] The post Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë appeared first on Albinfo.

Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Frankofonisë, Ambasada e Kosovës në Suedi mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të organizuar në bashkëpunim me Institutin Francez, ku ishin të pranishme edhe përfaqësues të ambasadave nga Franca, Belgjika dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.

“Ambasada jonë u përfaqësua nga studiuesja Nisa Sherifi, e cila prezantoi librin “Moi, Tituba, Sorcière” nga autorja e njohur Maryse Condé. Gjatë prezantimit, Nisa tërhoqi vija paralele mes narrativave të dëmshme të së kaluarës dhe të tashmes, duke reflektuar mbi mësimet që mund të nxirren nga historia.  Ajo gjithashtu foli për përparësitë dhe sfidat që paraqet Inteligjenca Artificiale  (AI) në shoqëri, duke theksuar se ndonëse është një arritje e jashtëzakonshme e njerëzimit, është thelbësore që përdorimi i saj të jetë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, për të shmangur ndikimet e dëmshme në shoqëri ambient”, shkruan ambasada.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar diversitetin kulturor dhe për të nxitur dialogun mbi sfidat bashkëkohore me të cilat përballet bota e sotme.

The post Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë appeared first on Albinfo.