Sulm me armë gjatë eventit kishtar në Meksikë, shtatë të rinj të vrarë

Shtatë të rinj janë vrarë në një sulm të armatosur gjatë një festivali të organizuar nga Kisha Katolike në fshatin San Bartolo de Berrios, në shtetin Guanajuato të Meksikës. Sulmuesit hapën zjarr duke qëlluar në mënyrë të rastësishme mbi një grup personash që kishin mbetur pas ngjarjes. Dy nga viktimat ishin nën 18 vjeç. Ndërkohë, [...]Read More...

Sulm me armë gjatë eventit kishtar në Meksikë, shtatë të rinj të vrarë

Shtatë të rinj janë vrarë në një sulm të armatosur gjatë një festivali të organizuar nga Kisha Katolike në fshatin San Bartolo de Berrios, në shtetin Guanajuato të Meksikës. Sulmuesit hapën zjarr duke qëlluar në mënyrë të rastësishme mbi një grup personash që kishin mbetur pas ngjarjes. Dy nga viktimat ishin nën 18 vjeç.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një motiv të qartë për sulmin, por mesazhet kërcënuese të lëna në zona të afërta sugjerojnë përfshirjen e kartelit Santa Rosa de Lima. Ky sulm i dhunshëm ndaj një eventi kishtar është i pazakontë, pasi veprimet e dhunshme zakonisht targetojnë lokale dhe vende argëtimi.

Guanajuato, një nga shtetet më të prekur nga dhuna e kartelëve, ka regjistruar numrin më të lartë të vrasjeve në Meksikë në vitin 2024, me mbi 2,500 viktima. Kartelët Jalisco Neë Generation dhe Santa Rosa de Lima janë të angazhuar në një luftë për kontrollin e territoreve dhe trafikimin e naftës. / abcnews.al