Sulm me thikë në Gjermani, raportohet për të plagosur

GJERMANI- Disa persona po festonin jashtë në një bar në Bielefeld të Gjermanisë të dielën në mëngjes kur një burrë dyshohet se i sulmoi me thikë. Mediat gjermane shkruajnë se të paktën pesë persona janë transportuar në spital pasi janë goditur me thikë. Siç njoftoi zyra e prokurorit publik dhe policia në mesditë, autori i [...]Read More...

Sulm me thikë në Gjermani, raportohet për të plagosur

GJERMANI- Disa persona po festonin jashtë në një bar në Bielefeld të Gjermanisë të dielën në mëngjes kur një burrë dyshohet se i sulmoi me thikë.

Mediat gjermane shkruajnë se të paktën pesë persona janë transportuar në spital pasi janë goditur me thikë.

Siç njoftoi zyra e prokurorit publik dhe policia në mesditë, autori i krimit është ende në arrati.

Një numër i madh oficerëve të policisë vijojnë kërkimit për arrestimin e tij. Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta, thanë autoritetet.

Tre prej të lënduarve kanë lëndime të rënda dhe po trajtohen në spital, konfirmoi policia. Teksa policia kontrolloi vendin e ngjarjes arriti të sekuestrojë disa thika, shkruan Spiegel.de.

Policia publikoi një fotografi të autorit të dyshuar dhe kërkoi informacion nga publiku.