Sulm terrorist në Izrael/ Palestinezi godet turmën me makinë, 12 të plagosur

12 persona janë plagosur në një sulm terrorist në Izraelin verior, ku makina mori para njerëzit që po prisnin në një stacion autobusi në Karkur. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare. Në gjendje të rëndë dhe me dëmtime në kokë janë edhe një 60-vjeçar dhe një [...]Read More...

Sulm terrorist në Izrael/ Palestinezi godet turmën me makinë, 12 të plagosur

12 persona janë plagosur në një sulm terrorist në Izraelin verior, ku makina mori para njerëzit që po prisnin në një stacion autobusi në Karkur.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare. Në gjendje të rëndë dhe me dëmtime në kokë janë edhe një 60-vjeçar dhe një 19 vjeçare, teksa të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta.

Policia konfirmoi se autori u vra pas sulmit, që u cilësua si terrorist. Ai ishte 53-vjeçari Jamil Zayoud nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor të pushtuar dhe qëndronte në Izrael pa leje, teksa ishte i martuar me një shtetase izraelite.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi tre autobusë shpërthyen në Tel Aviv, fatmiërsisht pa shkaktuar viktima.

Edhe ai sulm u cilësua si terrorist dhe nxiti tensione të mëtejshme mes Izraelit dhe Palestinës.

Pas shpërthimeve në Tel Aviv, Izraeli urdhëroi që sulmet në Bregun perëndimor të pushtuar të intensifikohen.

Këto ngjarje ndodhin në një kohë kur një armëpushim i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon, teksa të dyja palët kanë hedhur akuza ndaj njëra tjetrës për shkeljen e marrëveshjes.

/ abcnews.al