Sulmet izraelite në Damask u regjistruan në TV, goditet edhe pallati presidencial
Forcat ajrore izraelite kryen sot sulme të ashpra dhe bombardime mbi objektivat në Damask si hakmarrje për operacionet që forcat qeveritare nën kontrollin e Ahmed al-Shaarës po zhvillojnë kundër Druzëve. Sulmet u kryen gjatë orëve të fundit, ndërsa më i godituri ishte pallati presidencial në qendër të Damaskut. Të gjithë sulmin e filmuan kamerat e […] The post Sulmet izraelite në Damask u regjistruan në TV, goditet edhe pallati presidencial appeared first on InfoShqip.com.

Forcat ajrore izraelite kryen sot sulme të ashpra dhe bombardime mbi objektivat në Damask si hakmarrje për operacionet që forcat qeveritare nën kontrollin e Ahmed al-Shaarës po zhvillojnë kundër Druzëve.
Sulmet u kryen gjatë orëve të fundit, ndërsa më i godituri ishte pallati presidencial në qendër të Damaskut.
Të gjithë sulmin e filmuan kamerat e televizionit shtetëror sirian në transmetim të drejtpërdrejtë.
Prezantuesja në studio u ndërpre nga shpërthimet e para të bombave dhe raketave që u hodhën mbi objektet në Damask.
Gjithashtu edhe një gazetar i terrenit teksa raportonte rreth zhvillimeve kap momentin e bombardimit të selisë siriane të ministrisë së Mbrojtjes.
Duke marrë parasysh se pallati presidencial është vendndodhja ku qëndron presidenti sirian Ahmed al-Shaara, ekzistojnë dyshime se forcat ajrore izraelite tentuan të kryenin atentat ndaj tij me këtë sulm.
Këto sulme përbëjnë hakmarrje izraelite për operacionet e forcave siriane në jugperëndim të vendit gjatë ditëve të fundit, ku forcat besnike ndaj al-Shaarës dje morën nën kontroll qytetin Suweida, që ishte nën kontrollin e Druzëve.
The post Sulmet izraelite në Damask u regjistruan në TV, goditet edhe pallati presidencial appeared first on