Sulmi me 11 viktima në Suedi/ Flamujt në Bashkimin Europian ulen në gjysmë shtizë
Flamujt e Bashkimit Europian u ulën në gjysmështizë ditën e sotme në shenjë solidariteti me popullin suedez pas të shtënave masive në Örebro, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Zemrat dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave”, tha Von der Leyen në llogarinë e saj në rrjetet sociale X. Të [...]Read More...

Flamujt e Bashkimit Europian u ulën në gjysmështizë ditën e sotme në shenjë solidariteti me popullin suedez pas të shtënave masive në Örebro, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Zemrat dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave”, tha Von der Leyen në llogarinë e saj në rrjetet sociale X.
Të paktën 11 persona u vranë dje nga të shtënat në një qendër arsimore për të rritur në qytetin e Orebro, Suedi, tha policia.
Autori i dyshuar është një nga të vrarët, por ende nuk dihet saktësisht se sa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.
/ abcnews.al