Sulmi nga Houthi-t në Detin e Kuq/ Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare “Eternity C”, e cila u godit dhe u fundos në Detin e Kuq pas një sulmi nga rebelët Houthi-t të Jemenit. Deri tani janë shpëtuar gjashtë marinarë pesë filipinas dhe një indian, ndërsa të paktën tre janë konfirmuar të vdekur. Një shtetas rus ka [...]Read More...

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare “Eternity C”, e cila u godit dhe u fundos në Detin e Kuq pas një sulmi nga rebelët Houthi-t të Jemenit. Deri tani janë shpëtuar gjashtë marinarë pesë filipinas dhe një indian, ndërsa të paktën tre janë konfirmuar të vdekur. Një shtetas rus ka mbijetuar, por ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur një këmbë
Operacioni i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq, “Aspides”, dhe kompani të sigurisë detare greke po koordinojnë përpjekjet për të gjetur të zhdukurit, ndërsa disa prej tyre kanë qëndruar mbi 24 orë në det. “Do të vazhdojmë kërkimet deri në momentin e fundit të dritës,” tha kompania Diaplous.
Sulmi ndodhi të hënën, kur anija me flamur të Liberisë dhe e operuar nga një kompani greke, u qëllua me granata të lëshuara nga anije të vogla të Houthive. Sulmet vijuan edhe të martën dhe për pasojë anija humbi kontrollin dhe u fundos.
Rebelët Houthi deklaruan se anija ishte nisur drejt Izraelit dhe pranuan se kishin marrë disa anëtarë të ekuipazhit në një “vend të sigurt”. SHBA i cilësoi këto veprime si rrëmbim dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
Ky është rasti i dytë brenda një jave që rebelët Houthi fundosin një anije tregtare në këtë zonë, në kuadër të sulmeve që pretendojnë se i kryejnë në mbështetje të palestinezëve./abcnews.al