Sulmi raketor rus në Kiev, Zelensky: Putin nuk po përgatitet për paqe, vetëm presioni mund ta ndalë terrorin e tij
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se sulmi i papritur raketor në Kiev tregon se Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe. Presidenti ukrainas tha se forcat e Moskës përdorën raketa balistike dhe dronë në sulmin në orët e para të mëngjesit dhe konfirmoi se një person ishte vrarë. “Katër të tjerë u plagosën, duke përfshirë [...]Read More...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se sulmi i papritur raketor në Kiev tregon se Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe.
Presidenti ukrainas tha se forcat e Moskës përdorën raketa balistike dhe dronë në sulmin në orët e para të mëngjesit dhe konfirmoi se një person ishte vrarë.
“Katër të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë”, tha ai.
Ndërtesa banesore, zyra dhe infrastruktura civile janë dëmtuar, shtoi ai në deklaratën në Telegram.
“Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet vetvetiu. Putini nuk po përgatitet për paqe – ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete,” tha Zelensky.
“Vetëm hapa të fortë dhe presion mbi Rusinë mund ta ndalin këtë terror. Tani për tani ne kemi nevojë për unitetin dhe mbështetjen e të gjithë partnerëve tanë në luftën për një fund të drejtë të kësaj lufte.”/abcnews.al