Sulmohet një person në Përlepnicë të Gjilanit, përfundon në QKUK

Një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë gjatë mesnatës. Si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare. “Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht

Sulmohet një person në Përlepnicë të Gjilanit, përfundon në QKUK

Një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë gjatë mesnatës.

Si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare.

“Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan është duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”.