“Swiyu”, emri që kushtoi 62 mijë franga, për ҫfarë bëhet fjalë?
“Swiyu”, një emër që tingëllon si pija koreane “Soju”, por në të vërtetë është aplikacioni i ri për identitetin elektronik (e-ID) të Zvicrës. Ai synon ta bëjë identifikimin digjital më të thjeshtë dhe më të shpejtë për qytetarët, me vetëm një klikim në celular. Megjithatë, pas këtij emri fshihet një histori e gjatë zhvillimi dhe […] The post “Swiyu”, emri që kushtoi 62 mijë franga, për ҫfarë bëhet fjalë? appeared first on Albinfo.

“Swiyu”, një emër që tingëllon si pija koreane “Soju”, por në të vërtetë është aplikacioni i ri për identitetin elektronik (e-ID) të Zvicrës. Ai synon ta bëjë identifikimin digjital më të thjeshtë dhe më të shpejtë për qytetarët, me vetëm një klikim në celular. Megjithatë, pas këtij emri fshihet një histori e gjatë zhvillimi dhe një faturë e majme për taksapaguesit, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas një hetimi të mediave zvicerane, qeveria federale ka shpenzuar 62,300 franga zvicerane për procesin e emërtimit të aplikacionit, duke përfshirë angazhimin e dy shkrimtarëve tekstesh dhe një agjencie të specializuar në markim nga Këlni, Gjermani. Nga mbi 150 emra të propozuar gjatë viteve 2023 dhe 2024, “Swiyu” u përzgjodh në një listë të ngushtë prej tre alternativash dhe përfundimisht u shpall fitues.
Zyra Federale e Drejtësisë ka dokumentuar se emri duhej të ishte miqësor, i drejtpërdrejtë, energjik, gjithëpërfshirës, bindës dhe i besueshëm, si dhe të ngjallte ndjesinë e një “Zvicre të bashkuar” apo të “suitës tuaj dixhitale zvicerane”. Për më tepër, ai duhej të ishte i shqiptueshëm dhe kuptimplotë në të gjitha katër gjuhët kombëtare.
Projekti për identitetin elektronik vjen pas një përpjekjeje të mëparshme të dështuar. Në vitin 2021, votuesit zviceranë e refuzuan e-ID-në pasi ajo do të lëshohej nga kompani private. Këtë herë, e-ID do të jetë publike, e lëshuar dhe e administruar nga vetë qeveria federale, transmeton albinfo.ch.
Qëllimi kryesor është thjeshtimi i proceseve online, si verifikimi i moshës për blerje alkooli, aplikime për dokumente apo qasje në të dhëna kriminale në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar. Përdorimi do të jetë vullnetar.
Megjithëse projekti ka marrë mbështetjen e shumicës së Parlamentit dhe Këshillit Federal, kundërshtimi nuk ka munguar. Një koalicion mes Partisë Pirate dhe SVP-së së re ka iniciuar një referendum kundër ligjit të ri për e-ID. Prandaj, më 28 shtator 2025, qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të vendosin përfundimisht për të ardhmen e këtij projekti, transmeton albinfo.ch.
The post “Swiyu”, emri që kushtoi 62 mijë franga, për ҫfarë bëhet fjalë? appeared first on Albinfo.