Takimet para konstituimit/ Konjufcën e pranojnë, Kurtin e refuzojnë
Përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 15 prill janë në fazën e fundit, ndërsa dy figura kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, kanë shfaqur interesin për të bashkëbiseduar me partitë opozitare. Kurti, në cilësinë e kryetarit të VV-së, i ka dërguar një ftesë parties opozitare LDK-së, për një

Përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 15 prill janë në fazën e fundit, ndërsa dy figura kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, kanë shfaqur interesin për të bashkëbiseduar me partitë opozitare.
Kurti, në cilësinë e kryetarit të VV-së, i ka dërguar një ftesë parties opozitare LDK-së, për një takim të planifikuar për të merkurën në ora 15:00, apo për të enjten, nga ora 09:00, ose në ora 14:00, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe çështje të tjera të rëndësishme politike.
Ndërkohë, Konjufca, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thirrur krerët e partive në një takim të veçantë për sot në ora 12:00, me qëllim diskutimin e përgatitjeve për seancën e parë të Kuvendit pas zgjedhjeve.
Megjithatë, ndonëse Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë bashkëpartiakë, opozita ka vendosur të refuzojë ftesën e liderit të VV-së, Albin Kurtit, për takim, derisa ftesa e Konjufcës është pranuar, duke dhënë shenjën e gatishmërisë për të diskutuar mbi proceset parlamentare dhe mbështetje për të krijuar një atmosferë konstruktive në seancën e ardhshme.
Por, partitë opzitare ndajnë mendim se nuk duhet takuar me Kurtin, të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarët e saj nepër media ditë më pare, ndryshe nga kolegu i tyre opozitar i PDK-së që është i pajtimit që të shkohet në takim me Kurtin, nëse një ftesë si LDK-së, i shkon edhe PDK-së.
Deputeti i PDK-së: Duhet të i përgjigjemi ftesës së Kurtit, të pajtohemi me rrethanat
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka komentuar mundësinë e një ftesë të Kryeministrit Albin Kurti për takim, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në çdo ftesë për diskutime.
Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë liderët të përgjigjen, pavarësisht kushteve që mund të shoqërojnë ftesën.
“Nuk e di a i ka shkuar apo jo kryetarit një ftesë nga Kurti. Mendoj se kush do që bën ftesë për takim, duhet të i përgjigjet ftesës, pavarësisht a pajtohesh me kushtet apo jo,” u shpreh Hasani.
Sipas tij, çdo ftesë duhet pranuar dhe diskutuar, pasi kjo është në interesin e shtetit të Kosovës.
“Secili duhet të përgjigjet, sepse është interesi i shtetit. Ne duhet me u pajtuar me rrethanat, duhet me diskutu e me debatu, pavarësisht kushteve,” shtoi ai.
Hasani përfundoi duke theksuar se është gjithmonë e rëndësishme të pranohet një ftesë dhe të diskutohet për çështje që prekin të ardhmen e vendit.
“Kur do që shtrohet si ftesë, është mirë me pranu e me diskutu,” tha ai.
Nënkryetari i LDK-së pas ftesës së Kurtit: Vendosim pas mbledhjes
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri, për FrontOnline pas raportimit në media se kreu i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë për takim, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për një takim për të enjten me datë 11 prill.
Muhaxhiri, deklaron se deri më tani nuk është i informuar për një ftesë të tillë.
”Nuk jam i informua” thotë ai.
Por, Muhaxhiri, thotë se nëse ka ardhur ndonjë ftesë, kryetari i LDK-së sipas tij, do i thërret në takim nënkryetarët dhe sekretarin e partisë për ta diskutuar këtë punë.
”Nëse ka ardhur far letre ai kryetari (Abdixhiku) tash i thirrë (mbledhjen, takimin) nënkrytarët dhe sekretarin, e diskuton këtë punë, por unë nuk e di që ka ardhë, por do të diskutojmë për këtë ftesë” u shpreh ai.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij për letrën e dërguar nga Kurti, Muhaxhiri tha se nuk mund të flas agjë, pa u diskutuar në parti.
”Nuk mundëm me fol asgjë, pa e diskutu me parti” potencoi ai.
‘’Vendosim pas mbledhjes’’ tha krejt në fund ai.
Arifi për ftesën e Kurtit bërë LDK-së: Nuk është serioze, është lojë politike e tij
Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke e quajtur atë një manovër politike dhe jo një hap serioz për krijimin e një qeverie funksionale.
Ai theksoi se koha e dërgimit të ftesës ishte shumë e vonuar dhe nuk reflektonte një angazhim të thellë për diskutimin e çështjeve të rëndësishme.
“Nuk e di se a mund të bëhet Qeveria me 15 prill, mundësitë gjithmonë janë. Po flas për nga koha, kur është dërguar kjo letër, kjo letër do të duhej të ishte me 10 shkurt, që të flistej më shumë për përmbajtjen, sepse ne nuk i dijmë se cilat janë prioritetet e VV-së me partitë shqiptare.”” tha Arifi.
Arifi kritikoi gjithashtu përmbajtjen e ftesës, duke e parë atë si një tentativë për të krijuar përshtypjen e një angazhimi të vërtetë për formimin e qeverisë, pa adresuar problemet që kërkojnë zgjidhje të thella.
“Kjo letër nënkupton që është vetëm sa me bërë Qeverinë, por jo për të diskutuar problemet e rëndësishme,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një përpjekje që nuk ka seriozitet.
Arifi theksoi se ky hap i Kurtit është më shumë një “lojë politike” se një angazhim real. “Nuk shoh seriozitet, por është arsye e Kurtit që me thënë qe ne e provuam por ja që… më shumë është lojë politike se sa seriozitet,” u shpreh ai.
FrontOnline ka provuar të merr përgjigjie edhe nga subjekti politik, AAK por nuk janë përgjigjur.