Taravari: Sot nëntë pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi, tetë të tjerë do të kthehen nga jashtë
Pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një deklaratë për mediat informoi se sot nëntë pacientë nga institucionet shëndetësore në Shkup do të lirohen për trajtim në shtëpi, ndërsa tetë pacientë të tjerë po kthehen nga jashtë, transmeton Portalb.mk. “Aktualisht, gjithsej 24 pacientë po trajtohen në institucionet shëndetësore […] The post Taravari: Sot nëntë pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi, tetë të tjerë do të kthehen nga jashtë appeared first on InfoShqip.com.

Pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një deklaratë për mediat informoi se sot nëntë pacientë nga institucionet shëndetësore në Shkup do të lirohen për trajtim në shtëpi, ndërsa tetë pacientë të tjerë po kthehen nga jashtë, transmeton Portalb.mk.
“Aktualisht, gjithsej 24 pacientë po trajtohen në institucionet shëndetësore në Shkup, nga të cilët 7 në Qendrën Klinike, 6 në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri”, 8 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe 3 në spitale private. Prej tyre, sot 9 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi. Po ashtu, nga jashtë sot kthehen 8 pacientë, nga dy prej Austri, Belgjikë, Turqi dhe Kroaci. Kemi njoftime edhe për kthimin e pacientëve të tjerë, e rëndësishme është që të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme dhe të mirë, përveç katër pacientëve që janë në gjendje kritike, por që kanë përmirësim krahasuar me ditën e djeshme”, informoi ministri Taravari.
Aktualisht, në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 108 pacientë, ndërsa gjatë ditës së djeshme u kthyen pesë pacientë.
“Po marrim gjithnjë e më shumë të dhëna për pacientë që janë ekstubuar, që janë transferuar në reparte të tjera ose që kanë në plan ndërhyrje kirurgjikale nga kirurgët plastikë. Shpresojmë që në ditët në vijim gjithnjë e më shumë pacientë të kthehen në vend”, theksoi Taravari.
Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Ndryshe, Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
The post Taravari: Sot nëntë pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi, tetë të tjerë do të kthehen nga jashtë appeared first on