Tare: Kam ardhur me ide të qarta dhe me shumë entuziazëm

Në intervistën e parë në kanalin e klubit pas emërimit, Tare tregon se puna që ka nisur do të ketë prezantimet e para që javën e ardhshme The post Tare: Kam ardhur me ide të qarta dhe me shumë entuziazëm appeared first on Albinfo.

Tare: Kam ardhur me ide të qarta dhe me shumë entuziazëm

Igli Tare është i vetëdijshëm për atë që e pret te Milan në rolin e drejtorin sportiv.

Pas një sezoni zhgënjyes duhet që kuqezinjtë të kthehen fitues ashtu siç e kërkon emri i këtij ekipi.

“Milan është një klub që kërkon menjëherë të arrish rezultat, të fitosh dhe këtë e kam kuptuar dhe jam gati të përballem. Roli im është i rëndësishëm për strategjitë e duhura”, shprehet Tare, transmeton albinfo.ch.

Në intervistën e parë në kanalin e klubit pas emërimit, Tare tregon se puna që ka nisur do të ketë prezantimet e para që javën e ardhshme.

“Kam ardhur me ide të qarta me shumë entuziazëm, dua ta përçoj këtë në të gjithë ambientin e Milan për skuadrën dhe stafin teknik dhe të bëj punën time që ka të bëjë edhe me transferimet. Nga java e ardhshme do të vijnë dhe do të kemi mundësinë dhe t’i prezantojmë”, tha Tare.

Puna e tij do të nisë nga trajneri i ri e deri me transferimet e lojtarëve.

Igli Tare pas përvojës 15 vjeçare si drejtues te Lazio ku fitoi 6 trofe në Itali, 3 Kupa e 3 Superkupa kërkon të lejë shenjë te një klub i rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas mediave italiane, Tare ka firmosur për 2 vite me mundësi edhe për një të tretë. Igli Tare pritet të ketë dorë të lirë dhe është një urë lidhëse mes skuadrës dhe drejtuesve të tjerë të Milan.

The post Tare: Kam ardhur me ide të qarta dhe me shumë entuziazëm appeared first on Albinfo.