“Tarifat, disa vende nuk mbijetojnë dot pa SHBA”/ Shtëpia e Bardhë: Besoni te Trump

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që qytetarët amerikanë të kenë besim te plani i tarifave të Donald Trump, edhe efektet do të paraprihen nga një periudhë tranzicioni që mund të ketë problem. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha për gazetarët se 75 vende kanë kontaktuar administratën e Trump për të arritur marrëveshje, por [...]Read More...

“Tarifat, disa vende nuk mbijetojnë dot pa SHBA”/ Shtëpia e Bardhë: Besoni te Trump

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që qytetarët amerikanë të kenë besim te plani i tarifave të Donald Trump, edhe efektet do të paraprihen nga një periudhë tranzicioni që mund të ketë problem.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha për gazetarët se 75 vende kanë kontaktuar administratën e Trump për të arritur marrëveshje, por sërish refuzoi të tregonte se cilat ishin.

E pyetur nëse ka shqetësime se aleatët do t’i drejtohen Kinës për tregti pas goditjes amerikane, Leavitt tha se këtyre vendeve u duhet tregu I SHBA.

Sipas saj, disa vende kanë nevojë për SHBA që të mbijetojnë. Ata kanë nevojë për bazën tonë të konsumatorit. Disa kanë nevojë për SHBA që të mbijetojnë.

Kur u pyet për një marrëveshje me Kinën dhe pse Trump nuk e telefonon i pari homologun e tij Xi JinPing, Leavitt tha se SHBA është ekonomia më e fortë në botë dhe presidenti dëshiron të bëjë atë që është e drejtë për popullin amerikan.

Para se të mbahen negociatat me Iranin të shtunën në Oman, Leavitt tha se të gjitha opsionet janë në tryezë për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore.

Ajo përsëriti qëndrimin e Trump se Irani mund të pranojë kërkesën e presidentit amerikan, ose do të përballet me një ferr të vërtet.

/abcnews.al/