Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi
Disa prej terroristëve që janë në kërkim për sulmin terrorist në Banjskë ishin mbrëmë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli. Fotografitë dhe emrat e tyre janë publikuar në rrjetin social X. Të gjithë janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiq dhe kanë marrë pjesë në akte dhune, duke bërë edhe thirrje si “Kosova është Serbi”. Në […]

Disa prej terroristëve që janë në kërkim për sulmin terrorist në Banjskë ishin mbrëmë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli.
Fotografitë dhe emrat e tyre janë publikuar në rrjetin social X.
Të gjithë janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiq dhe kanë marrë pjesë në akte dhune, duke bërë edhe thirrje si “Kosova është Serbi”.
Në fotografi shihen Stefan Jovanoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq dhe Danjel Dukiq, të gjithë të përfshirë në aktakuzën për rastin në Banjskë.
Ekipa Milana Radoičića došli po nalogu Žvalege na stadion. Huljine sluge sa KiM su lakmus papir apsolutnih idiota, služe onog koji ih je izdao i prodao i još su spremni da čine zločine protiv naroda na njegov mig. Budućnost će proučavati taj mentalni fenomen, uveren sam u to
— Usrana Motka (@usrana_motka) September 10, 2025