Të paktën 70 të vdekur nga kolera në një javë në Sudan
Të paktën 70 njerëz vdiqën nga kolera dhe më shumë se 2,200 raste u regjistruan në Sudanin e Jugut javën e kaluar, njoftoi organizata ndërkombëtare humanitare Save the Children, duke cituar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e vendit afrikan. Shpërthimi i rasteve të kolerës pason një sulm me dron në stacionin qendror të energjisë Umm Dabakar, [...]Read More...

Të paktën 70 njerëz vdiqën nga kolera dhe më shumë se 2,200 raste u regjistruan në Sudanin e Jugut javën e kaluar, njoftoi organizata ndërkombëtare humanitare Save the Children, duke cituar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e vendit afrikan.
Shpërthimi i rasteve të kolerës pason një sulm me dron në stacionin qendror të energjisë Umm Dabakar, 275 kilometra në jug të kryeqytetit Khartoum, i cili ndërpreu aksesin në ujin e pijshëm në qytetin Kosti në shtetin e Nilit të Bardhë.
Sistemi shëndetësor sudanez është paralizuar nga lufta civile që shpërtheu në prill 2023, e cila ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve dhe ka detyruar më shumë se 12 milionë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Organizata Save the Children raportoi 2,243 raste të kolerës, rreth 400 raste në ditë, në qytetin e Kostit dhe të paktën 70 vdekje të konfirmuara nga sëmundja midis 20 dhe 26 shkurtit.
Sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë të martën, më shumë se 55,000 raste të kolerës dhe 1,400 vdekje që i atribuohen sëmundjes janë regjistruar në Sudan që nga gushti 2024./abcnews.al