Të paktën nëntë të vrarë nga sulmi brenda shkollës në Austri/ Autor një nxënës, u gjet i vdekur
Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën nëntë viktima dhe disa të plagosur, mes tyre dhe autori i dyshuar. Megjithatë autoritetet lokale kanë refuzuar që të thonë numrin e viktimave. Dyshohet se autor i kësaj masakre është një nxënës [...]Read More...

Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën nëntë viktima dhe disa të plagosur, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Megjithatë autoritetet lokale kanë refuzuar që të thonë numrin e viktimave.
Dyshohet se autor i kësaj masakre është një nxënës i shkollës, i cili u gjet i pajetë dhe i armatosur në një prej tualeteve të shkollës.
Autoritetet dyshojnë se pas sulmit, ka vrarë veten. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se nxënësi e quante veten si viktimë e sulmeve dhe ngacmimeve.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).
Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Autoritetet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.
/abcnews.al