Temperatura të larta sot në Kosovë, IKSHPK-ja kërkon kujdes
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë. Këto janë rekomandimet: ✅ Shmangni pijet e gazuara dhe ato alkoolike ✅ Pini ujë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe
sytë.
Këto janë rekomandimet:
Shmangni pijet e gazuara dhe ato alkoolike
Pini ujë në sasi të mjaftueshme
Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (10:00–17:00)
Vishni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura
“Nxehtësia e lartë mund të jetë rrezik për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike. Informohuni dhe kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj!”