Tensionet tregtare dhe gjeostrategjike, Trump bisedë telefonike me Xi: Përparime në çështje me rëndësi
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump zhvilluan këtë të premte një bisedë telefonike, Komunikimi midis dy udhëheqësve, vjen në një kohë kur tensionet tregtare e gjeostrategjike janë të larta. “Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump”, raportuan mediat ndërkombëtare. “Sapo përfundova një telefonatë shumë produktive me Presidentin Xi [...]Read More...

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump zhvilluan këtë të premte një bisedë telefonike,
Komunikimi midis dy udhëheqësve, vjen në një kohë kur tensionet tregtare e gjeostrategjike janë të larta.
“Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump”, raportuan mediat ndërkombëtare.
“Sapo përfundova një telefonatë shumë produktive me Presidentin Xi të Kinës. Ne bëmë përparim në shumë çështje shumë të rëndësishme, duke përfshirë tregtinë, nevojën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe miratimin e marrëveshjes TikTok”, tha Trump në një postim në Truth Social.
/abcnews.al/