Tërmeti shkund Greqinë
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias. Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 me epiqendër 2 kilometra në perëndim të Giannitsochori, Ilia. Në fillim Instituti Gjeodinamik foli për një epiqendër 4 kilometra në perëndim

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias.
Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 me epiqendër 2 kilometra në perëndim të Giannitsochori, Ilia.
Në fillim Instituti Gjeodinamik foli për një epiqendër 4 kilometra në perëndim Veri-Perëndim të Giannitsochori Ilia dhe një pikë qendrore në 5 kilometra.
Sipas patrisnews lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët e Ilias, por deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Ekspertët po monitorojnë evoluimin e aktivitetit sizmik, ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.