Testi i Arritshmërisë, Osmani: Proces i përcjellur me vështirësi e probleme
Nxënësit e klasave të nënta në nivel qendror, sot do i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani tha se format e tilla të testimit, përfshirë edhe atë të nivelit të lartë, (Testi i Maturës) po përcjellen me parregullësi. Mirëpo, një gjë e tillë, ka shtirje rajonale. “Fatkeqësisht, në Kosovë prej

Nxënësit e klasave të nënta në nivel qendror, sot do i nënshtrohen testit të Arritshmërisë.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani tha se format e tilla të testimit, përfshirë edhe atë të nivelit të lartë, (Testi i Maturës) po përcjellen me parregullësi.
Mirëpo, një gjë e tillë, ka shtirje rajonale.
“Fatkeqësisht, në Kosovë prej fillimit të aplikimit të këtij llojë testimi por jo vetëm, përshkak se edhe tek testi i Maturës nuk mund të themi se kemi rezultate më të mira. Si proces, format e tilla të testimit janë përcjellur me shumë parregullësi, vështirësi e probleme të cilat nuk po munden të zgjidhen edhe me kalimin e kohës. Ky fenomen nuk është duke e përcjellur vetëm testimin në Kosovë, mirëpo edhe në shtetet tjera“, tha Osmani.