The New York Times e Washington Post publikojnë fotografi të Frank Wisner me Nënë Terezën dhe Fatmir Sejdiun

Frank Wisner, burrshtetasi i vjetës i politikës së jashtme amerikane, që siç e përshkruan Washington Post, ishte i vendosur të bëhej diplomat kur ishte vetëm 13 vjeç, ka vdekur sot, në moshën 86-vjeçare. Mediat më të mëdha amerikane si The New York Times dhe Washington Post kanë shkruar për karrierën e Wisner, duke publikuar edhe

The New York Times e Washington Post publikojnë fotografi të Frank Wisner me Nënë Terezën dhe Fatmir Sejdiun

Frank Wisner, burrshtetasi i vjetës i politikës së jashtme amerikane, që siç e përshkruan Washington Post, ishte i vendosur të bëhej diplomat kur ishte vetëm 13 vjeç, ka vdekur sot, në moshën 86-vjeçare.

Mediat më të mëdha amerikane si The New York Times dhe Washington Post kanë shkruar për karrierën e Wisner, duke publikuar edhe fotografi të tij me shqiptaren Nënë Tereza dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Administrata e George W. Bush kishte kërkuar ndihmën e Wisner në vitin 2005 për të negociuar statusin e Kosovës si shtet sovran, një përpjekje që rezultoi “kryesisht e suksesshme”, siç shkruan WP – edhe pse Wisner u ankua që Serbia, fqinji verior i Kosovës, ende refuzonte ta njihte pavarësinë e vendit.

Në vitin 1996, Wisner e takonte Nënë Terezën, kur po shërbente si ambasador i SHBA-së në Indi. Siç shihet në një fotografi të publikuar nga gazetat më të mëdha amerikane, ai ia jep asaj një çmim për shtetësi nderi amerikane.

Ato publikuan edhe një fotografi të Frank Wisner me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu në vitin 2006, kur po vinte pavarësia./Express/