Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete edhe këtë legjislaturë
Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nga rezultatet e publikuara ajo ka arritur që ta fitojë mandatin për deputete. Kadrijaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, teksa është zotuar që do t’i përfaqësojë ata në mënyrën më të mirë. “Nga rezultatet paraprake, unë tashmë e kam fituar mandatin e deputetes, dhe

Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nga rezultatet e publikuara ajo ka arritur që ta fitojë mandatin për deputete.
Kadrijaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, teksa është zotuar që do t’i përfaqësojë ata në mënyrën më të mirë.
“Nga rezultatet paraprake, unë tashmë e kam fituar mandatin e deputetes, dhe për mua kjo është një përgjegjësi që vjen nga besimi juaj.
Unë nuk do të ndryshoj, do të jem zëri juaj dhe gjithashtu një adresë për ju, sa herë që të ketë nevojë.
Bashkë jemi angazhuar që nga themelimi i Aleancës dhe do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, në çdo kohë dhe rrethanë.
Sinqerisht, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”, shkroi ajo në një postim në Facebook.