Tishukaj e VV-së: Çdo fjalim në fushatë duhet të miratohet nga Besnik Bislimi

Kandidatja për deputete e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka deklaruar se tubimet e mëdha gjatë  kësaj jave janë anuluar deri sa të kthehet Albin Kurti, ndërsa, siç thotë ajo, tubimet e mesme dhe të vogla kanë vazhduar  të mbahen pa ndërprerje. “Tubimet e mëdha janë anuluar deri të kthehet Kurti, por tubimet e mesme dhe

Tishukaj e VV-së: Çdo fjalim në fushatë duhet të miratohet nga Besnik Bislimi


Kandidatja për deputete e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka deklaruar se tubimet e mëdha gjatë  kësaj jave janë anuluar deri sa të kthehet Albin Kurti, ndërsa, siç thotë ajo, tubimet e mesme dhe të vogla kanë vazhduar  të mbahen pa ndërprerje.

“Tubimet e mëdha janë anuluar deri të kthehet Kurti, por tubimet e mesme dhe të vogla nuk janë ndalë. Kurti e ka ekipin shumë të gjerë, por e ka pas të rëndësishme për ta nënshkruar një marrëveshje dhe e ka shfrytëzuar të takohet edhe me mërgimtarët”, tha ajo.

Ajo gjithashtu përmendi se standardet e fushatës janë të përcaktuara nga shtabi zgjedhor, dhe se çdo fjalim është miratuar dhe përcaktuar nga shefi i shtabit, Besnik Bislimi.

“Kandidatët për deputet nuk po ndalën në asnjë moment me takime. Kurti i paraprinë edhe shpalosjes së programit, ai i prinë fushatave të mëdha. E kemi një standard që e aprovon shtabi zgjedhor, ata e përcaktojnë se kush të flas ashtu e ka definuar shefi i shtabit, Besnik Bislimi dhe ne duhet ta bëjmë miratimin se ai e ka vlerësuar asi soji”, shprehet ajo.