Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane Mondelez, e cila zotëron Toblerone, po i përkushtohet sërish Zvicrës si vend prodhimi, duke investuar 65 milionë franga në fabrikën në Bernë. Ky zhvillim vjen pas kritikave të mëdha që pasuan zhvendosjen e pjesshme të prodhimit në Sllovaki në […] The post Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë appeared first on Albinfo.

Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane Mondelez, e cila zotëron Toblerone, po i përkushtohet sërish Zvicrës si vend prodhimi, duke investuar 65 milionë franga në fabrikën në Bernë.
Ky zhvillim vjen pas kritikave të mëdha që pasuan zhvendosjen e pjesshme të prodhimit në Sllovaki në vitin 2023. Si pasojë e kësaj zhvendosjeje, Toblerone nuk mund të përdorte më etiketën “Swiss made” dhe logoja e famshme e Matterhorn-it u hoq nga ambalazhi, duke u zëvendësuar me një imazh malor fiktiv – derisa tani, transmeton albinfo.ch.
Rikthimi i simboleve zvicerane
Në të ardhmen, pjesa më e madhe e produkteve Toblerone do të mbajnë kryqin zviceran si simbol i lidhjes së fortë me Zvicrën. Pyetjes nëse largimi nga Matterhorn-i ishte një gabim, kompania nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt. Megjithatë, Anna van Riesen, menaxhere e Mondelez International për Zvicrën, thekson:
Zgjerim i fabrikës në Bernë
Paralelisht me ndryshimet në dizajn, Mondelez do të investojë 65 milionë franga për modernizimin dhe zgjerimin e fabrikës në Bern-Brünnen.
The post Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë appeared first on Albinfo.