Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024
Duket se investimet shqiptare jashtë Shqipërisë pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e fundit, përcjell albinfo.ch. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, dy milionë euro më […] The post Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024 appeared first on Albinfo.

Duket se investimet shqiptare jashtë Shqipërisë pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, dy milionë euro më pak krahasuar me një vit më parë.
Thuhet se në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 58% e vlerës totale të investimeve të huaja direkte në 2024 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Një pjesë shumë e vogël e investimeve (6 milionë euro ose 2.5% e totalit) konsistonte në hua të dhëna për kompanitë bija jashtë vendit.
Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 15% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.34 miliardë eurosh, në rritje me 7% krahasuar me vitin 2023.
The post Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024 appeared first on Albinfo.