TRAGJEDI NË ÇAIR: NDËRROI JETË 13-VJEÇARI I THERUR ME THIKË

Ka ndërruar jetë 13-vjeçari i cili rreth tre javë më parë u ther me thikë gjatë një përleshjeje në Çair të Shkupit, raporton Tetova1.
Përleshja kishte ndodhur më 31 gusht, rreth orës 22:00, në rrugën „Brigada Maqedono-Kosovare“, gjatë një konflikti fizik mes dy grupeve.
Në incident kishin marrë pjesë gjithsej pesë persona, prej të cilëve katër ishin të mitur dhe një person madhor.
Sipas informacioneve të atëhershme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë përleshjes ishin përdorur thika. Policia kishte sekuestruar tre thika, një shkop gome dhe sende të tjera.
Në përleshje ishin lënduar disa persona, ndërsa 13-vjeçari kishte pësuar lëndime veçanërisht të rënda. Ai ishte dërguar menjëherë për trajtim në spital, ku mjekët për disa javë u përpoqën t’ia shpëtonin jetën.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 13-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



