Tragjedi në Kajro, zjarr në ndërtesën e telekomunikacionit u merr jetën katër personave dhe plagos 22 të tjerë
Një zjarr i fuqishëm që përfshiu selinë e kompanisë “Telecom Egypt” në Kajro të hënën, më 7 korrik, ka shkaktuar humbjen e jetës së katër personave dhe plagosjen e të paktën 22 të tjerëve. Ngjarja tragjike goditi jo vetëm ndërtesën e kompanisë, por edhe jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit egjiptian, duke ndërprerë shërbimet [...]Read More...

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu selinë e kompanisë “Telecom Egypt” në Kajro të hënën, më 7 korrik, ka shkaktuar humbjen e jetës së katër personave dhe plagosjen e të paktën 22 të tjerëve. Ngjarja tragjike goditi jo vetëm ndërtesën e kompanisë, por edhe jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit egjiptian, duke ndërprerë shërbimet telefonike dhe aksesin në internet në të gjithë zonën.
Sipas raportimeve nga CNN, ndërtesa që u përfshi nga flakët i përkiste gjigantit kombëtar të telekomunikacionit “Telecom Egypt ETEL.CA”. Pas incidentit, Ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit, Amr Talaat, deklaroi se rikthimi i shërbimeve do të bëhet në mënyrë graduale, brenda 24 orëve.
Kompania “Telecom Egypt” reagoi menjëherë me një deklaratë për shtyp, ku shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve të punonjësve të saj dhe njoftoi mbështetje për familjet e viktimave. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë publikoi numra alternativë për shërbimet e ambulancës, për të garantuar qasjen e qytetarëve në ndihmën mjekësore në rast se linjat kryesore mbeteshin të pamundura për t’u arritur.
Përveç ndërprerjes së komunikimeve, zjarri ndikoi edhe në funksionimin e shërbimeve bankare elektronike, duke bllokuar përdorimin e kartave të kreditit, bankomateve dhe kryerjen e transaksioneve online. Megjithatë, bankat ishin mbyllur për shkak të pushimit ditor.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel Ghaffar, konfirmoi se shumica e të plagosurve kanë pësuar lëndime nga thithja e tymit. Një hetim paraprak sugjeron se shkaku i mundshëm i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik, megjithatë autoritetet nuk kanë dalë ende me një version përfundimtar mbi shkaqet e incidentit./abcnews.al