Tragjedi në Shkup, qiraxhiu e vret pronarin e shtëpisë dhe plagos djalin e tij të mitur, më pas vetëvritet

Një dramë e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Volkovo të Shkupit. Një qiraxhi me disa të shtëna ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte, si dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, pas çka është vetëvrarë. “Sot (24.03.2025), rreth orës 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Volkovo, Shkup, ka […] The post Tragjedi në Shkup, qiraxhiu e vret pronarin e shtëpisë dhe plagos djalin e tij të mitur, më pas vetëvritet appeared first on InfoShqip.com.

Tragjedi në Shkup, qiraxhiu e vret pronarin e shtëpisë dhe plagos djalin e tij të mitur, më pas vetëvritet

Një dramë e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Volkovo të Shkupit. Një qiraxhi me disa të shtëna ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte, si dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, pas çka është vetëvrarë.

“Sot (24.03.2025), rreth orës 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Volkovo, Shkup, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku disa persona janë lënduar. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N., nga plagët e marra, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Një i mitur ka marrë lëndime dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’ për ndihmë mjekësore. Si autor i mundshëm i ngjarjes dyshohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

The post Tragjedi në Shkup, qiraxhiu e vret pronarin e shtëpisë dhe plagos djalin e tij të mitur, më pas vetëvritet appeared first on