Tragjedia në Koçan: Në pranga ish-kryetarët dhe kryetari i dorëhequr për zjarrin fatal
Policia maqedonase ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në tragjedinë e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan. Në mesin e të arrestuarve janë dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski, si dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov, transmeton albinfo.ch. Aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të […] The post Tragjedia në Koçan: Në pranga ish-kryetarët dhe kryetari i dorëhequr për zjarrin fatal appeared first on Albinfo.

Policia maqedonase ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në tragjedinë e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan. Në mesin e të arrestuarve janë dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski, si dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov, transmeton albinfo.ch.
Aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit dhe pritet të vazhdojë gjatë natës. Më shumë detaje priten nesër, pas përfundimit të operacionit.
Papazov ishte marrë në pyetje më 17 mars dhe kishte dhënë shpjegime para prokurorit. Ndërkohë, Prokuroria ende nuk ka vendosur për statusin e tij në procedurë.
Ratko Dimitrovski ka qenë kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009 deri në vitin 2017, ndërsa Nikolço Iliev nga 2017 deri në 2021.
The post Tragjedia në Koçan: Në pranga ish-kryetarët dhe kryetari i dorëhequr për zjarrin fatal appeared first on Albinfo.