Tragjedia në Turqi/ Resorti pa sistem alarmi, 14 të arrestuar mes tyre pronari dhe nënkryetari i bashkisë
Gjurmët e tragjedisë në resortin e skive në Turqi janë ende prezente, ndërkohë autoritetet ligjvënëse janë mobilizuar për të adresuar fajtorët. Nga zjarri masiv në ndërtesën 12 katëshe mbetën viktima 78 persona, ndërkohë që në pranga kanë rënë 14 persona të dyshuar. Mes të arrestuarve janë pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i [...]Read More...

Gjurmët e tragjedisë në resortin e skive në Turqi janë ende prezente, ndërkohë autoritetet ligjvënëse janë mobilizuar për të adresuar fajtorët.
Nga zjarri masiv në ndërtesën 12 katëshe mbetën viktima 78 persona, ndërkohë që në pranga kanë rënë 14 persona të dyshuar. Mes të arrestuarve janë pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij, nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti i tij dhe një arkitekt.
Hetimi është fokusuar tek drejtuesit e hotelit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia. Zjarri ra mbrëmjen e së martës ku autoritetet deri më tani kanë arritur në konkluzionin se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji. Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.
Mbrëmjen e tragjedisë ishin klientë në hotel rreth 238 persona, kryesisht familje me fëmijë ku dëmet llogariten kolosale.
/ abcnews.al