Tre fëmijët e vrarë nga sulmet ruse të dielën në Ukrainë janë vëllezër e motër

Tre fëmijë të vrarë nga sulmet ajrore ruse të dielën, janë identifikuar si vëllezër e motra. Zëvendësministrja e Jashtme, Mariana Betsa, ka thënë se viktimat janë vëllezërit e motrat Stanislav, tetë vjeç, Tamara, 12 dhe Roman, 17 vjeç. Ata u vranë në rajonin Zhytomyr, në perëndim të Kievit. Vëllezërit e motrat janë në mesin e [...]Read More...

Tre fëmijët e vrarë nga sulmet ruse të dielën në Ukrainë janë vëllezër e motër

Tre fëmijë të vrarë nga sulmet ajrore ruse të dielën, janë identifikuar si vëllezër e motra.

Zëvendësministrja e Jashtme, Mariana Betsa, ka thënë se viktimat janë vëllezërit e motrat Stanislav, tetë vjeç, Tamara, 12 dhe Roman, 17 vjeç. Ata u vranë në rajonin Zhytomyr, në perëndim të Kievit.

Vëllezërit e motrat janë në mesin e të paktën 12 civilëve që vdiqën pasi Rusia lëshoi rreth 300 dronë dhe 69 raketa në Ukrainë. Betsa i ka dërguar “ngushëllimet më të thella familjes së fëmijëve”.

Ndërkohë, të dielën më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga SHBA-ja dhe vendet e tjera që t’i vënë më shumë sanksione Rusisë.

Sipas Zelenskyt, heshtja e tyre po e inkurajon edhe më tepër Putinin.