Tre sulmuesit që Milani po i konsideron për ta përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm

Milani po vazhdon kërkimin për sulmues dhe zgjedhja e tyre e parë është Victor Boniface, por Bayer Leverkusen ka një vlerësim të lartë për të, ndërsa kandidatët e tjerë përfshijnë Nicolas Jackson nga Chelsea dhe Tolu Arokodare nga Genk. Favoriti i drejtorit sportiv Igli Tare mbetet Boniface, por sulmuesi 24-vjeçar nigerian padyshim që nuk do […]

Tre sulmuesit që Milani po i konsideron për ta përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm

Milani po vazhdon kërkimin për sulmues dhe zgjedhja e tyre e parë është Victor Boniface, por Bayer Leverkusen ka një vlerësim të lartë për të, ndërsa kandidatët e tjerë përfshijnë Nicolas Jackson nga Chelsea dhe Tolu Arokodare nga Genk.

Favoriti i drejtorit sportiv Igli Tare mbetet Boniface, por sulmuesi 24-vjeçar nigerian padyshim që nuk do të vijë me një çmim të lirë.

Bayer Leverkusen e di se mund të kërkojë një shumë të madhe për sulmuesin, i cili është nën kontratë deri në qershor 2028 dhe gjatë sezonit të fundit shënoi 11 gola në 27 ndeshje zyrtare.

Forma e tij u ndikua ndjeshëm nga një dëmtim serioz muskulor në nëntor 2024.

Prandaj, Milani ka kërkuar informacion për kandidatët e tjerë, përfshirë Jackson, i cili pritet të largohet nga Chelsea.

Një ndërmjetës ka propozuar gjithashtu Arokodare, i cili është pronë e Genkut dhe gjithashtu një reprezentues nigerian, si për Milanin ashtu edhe për Napolin për këtë verë.

‘Rossonerët’ po synojnë të përforcohen në disa fronte këtë afat kalimtar, teksa kujtojmë se ata tani duhet të mbulojnë edhe largimin e Theo Hernandez, i cili u transferua në Arabi tek Al-Hilal.