Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, kolona arrin 2 kilometra
Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë më e ngarkuara për dalje nga Kosova, me pritje që arrijnë deri në 200 minuta (rreth 3 orë e 30 minuta), ndërsa kolona e automjeteve në dalje është e gjatë rreth 2 kilometra. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, kjo situatë

Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë më e ngarkuara për dalje nga Kosova, me pritje që arrijnë deri në 200 minuta (rreth 3 orë e 30 minuta), ndërsa kolona e automjeteve në dalje është e gjatë rreth 2 kilometra.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, kjo situatë është pjesë e fluksit të zakonshëm të verës, kur shumë bashkatdhetarë nisen drejt vendeve ku jetojnë pas pushimeve në Kosovë.
Pritje të theksuara janë regjistruar edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, me një kohë pritjeje prej 60 minutash dhe një kolonë prej rreth 450 metrash për dalje nga Kosova.
Në pikat e tjera kufitare, situata është e qetë.
Në shumicën e tyre, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është minimale mes 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara.