Trump anulon 90 përqind të kontratave të ndihmës së huaj të USAID
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar se po shkurton më shumë se 90 për qind të kontratave të ndihmës së huaj të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 60 miliardë dollarë ndihmë amerikane në mbarë botën. Në ditën e inaugurimit të tij, më 20 janar, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që [...]Read More...

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar se po shkurton më shumë se 90 për qind të kontratave të ndihmës së huaj të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 60 miliardë dollarë ndihmë amerikane në mbarë botën.
Në ditën e inaugurimit të tij, më 20 janar, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëronte ngrirjen e ndihmës së huaj amerikane për 90 ditë, në mënyrë që ndërkohë të vlerësohej nëse ishte në përputhje me politikën që ai synonte të ndiqte. Në shënjestër ishin veçanërisht programet që promovojnë abortin, planifikimin familjar dhe diversitetin.
Një gjykatës federal, pas një apeli nga kompanitë, OJQ-të dhe përfituesit e tjerë të fondeve të ndihmës amerikane, pezulloi vendimin për ngrirjen e shpenzimeve të miratuar nga Kongresi.
Si pjesë e këtij procesi, pas një ekzaminimi të programeve nga shërbimet e tij, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, në duart e të cilit qëndron fati i USAID-it, vendosi të ndërpresë përfundimisht pothuajse 5800 të financimit të tij ndërkombëtar, në total 54 miliardë dollarë.
Përveç kësaj, nga më shumë se 9,100 grante nga Departamenti i Shtetit i SHBA, që arrijnë në 15.9 miliardë dollarë, 4100 me një kosto të vlerësuar prej 4.4 miliardë dollarësh u anuluan.
Ngrirja e ndihmës së presidentit Trump shkaktoi tronditje dhe reagime të forta në agjencinë e pavarur, e cila u krijua në bazë të një ligji të miratuar nga Kongresi amerikan në vitin 1961 dhe që menaxhonte një buxhet vjetor prej 42.8 miliardë dollarësh, ose thënë ndryshe 42% e ndihmës humanitare që Uashingtoni kishte në dispozicion në shkallë ndërkombëtare./abcnews.al