Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha
Mes urdhrave ekzekutivë që Donald Trump firmosi me të marrë detyrën, ishte dhe ai që parashikonte pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, përcjell albinfo.ch. Argumenti i ofruar për një lëvizje të tillë ishte se këto ndihma do të shqyrtohen me kujdes për të parë nëse janë në përputhje […] The post Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha appeared first on Albinfo.

Mes urdhrave ekzekutivë që Donald Trump firmosi me të marrë detyrën, ishte dhe ai që parashikonte pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, përcjell albinfo.ch.
Argumenti i ofruar për një lëvizje të tillë ishte se këto ndihma do të shqyrtohen me kujdes për të parë nëse janë në përputhje me objektivat e tij politike.
Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende, thotë REL që pyeti Ambasadën e SHBA-së dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar nëse ky vendim do të ndikojë në ndonjë mënyrë në ndihmat e parashikuara për Kosovën, por për momentin nuk ka marrë përgjigje.
The post Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha appeared first on Albinfo.