Trump e quajti Putinin të çmendur/ Macron: Po fillon të kuptojë gënjeshtrat e tij për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me deklaratën e Trump për Vladimir Putin. “Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Vietnam. Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, [...]Read More...

Trump e quajti Putinin të çmendur/ Macron: Po fillon të kuptojë gënjeshtrat e tij për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me deklaratën e Trump për Vladimir Putin.

“Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Vietnam.

Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan e quajti Putinin të “çmendur plotësisht”. Kjo deklaratë erdhi pas suli rus në Ukrainë, ku humbën jetën 12 persona, mes tyre 3 fëmijë.

Ndër të tjera Marcon shtoi se shpreson që zemërimi i Trump ndaj Putinit “të shndërrohet në veprim”.

Pasi e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin të çmendur për sulmet masive në të gjithë Ukrainën, Kremlini ka deklaruar se pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.