Trump: Hetim për Biden, administrata e tij fshehu gjendjen e rënduar mendore

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e një hetimi zyrtar mbi veprimet e paraardhësit të tij, Joe Biden, gjatë kohës së presidencës së tij duke akuzuar ndihmësit e Bidenit për një “konspiracion të qëllimshëm” për të mashtruar publikun amerikan mbi gjendjen mendore te ish presidentit. Në një deklaratë të bërë publike të mërkurën, [...]Read More...

Trump: Hetim për Biden, administrata e tij fshehu gjendjen e rënduar mendore

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e një hetimi zyrtar mbi veprimet e paraardhësit të tij, Joe Biden, gjatë kohës së presidencës së tij duke akuzuar ndihmësit e Bidenit për një “konspiracion të qëllimshëm” për të mashtruar publikun amerikan mbi gjendjen mendore te ish presidentit.

Në një deklaratë të bërë publike të mërkurën, Presidenti Trump tha se “ky konspiracion përbën një nga skandalet më të rrezikshme dhe shqetësuese në historinë amerikane”. Ai kritikoi veçanërisht përdorimin e një pajisjeje të quajtur autopen — një instrument që kopjon nënshkrimin e presidentit dhe që është përdorur për dekada nga shumë presidentë amerikanë, përfshirë edhe vetë Trump gjatë mandatit të tij të parë .

Ishte organizata jo fitimprurese Power The Future e cila ngriti dyshime përgjatë kësaj jave se Biden nuk I kishte nënshkruar vetë disa prej urdhërave ekzekutiv dhe madje as nuk kishte dijeni për to.

Trump, tani në mandatin e tij të dytë si President, deklaroi se publiku amerikan ishte “mbajtur qëllimisht në errësirë” për atë se kush e ushtronte realisht pushtetin ekzekutiv gjatë presidencës Biden, duke theksuar se dokumentet e firmosura në emër të Bidenit sollën “ndryshime radikale në politika”.

Joe Biden, 82 vjeç I cili po perballet me një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur në kocka, reagoi menjëherë duke e cilësuar hetimin si “të pakuptimtë” dhe “të motivuar politikisht”. “Vendimet gjatë presidencës sime i kam marrë unë. Çdo sugjerim tjetër është thjesht i pavërtetë dhe qesharak,” tha ai.

Një panel i Dhomës së Përfaqësuesve, i kontrolluar nga republikanët, ka nisur të thërrasë disa prej ndihmësve më të afërt të Bidenit për të dëshmuar rreth gjendjes së tij mendore dhe fizike gjatë kohës që drejtonte vendin. Mes tyre përfshihet edhe shefi i parë i stafit të Bidenit.

Tensionet janë shtuar më tej pas publikimit të librit Original Sin, nga gazetarët Jake Tapper te CNN dhe Alex Thompson te Acios që pohon se gjendja shëndetësore e Bidenit gjatë fushatës për rizgjedhje në vitin 2024 ishte përkeqësuar aq shumë sa ndihmësit e tij diskutonin përdorimin e një karroce invalidësh. Biden u tërhoq nga gara në korrik 2024 pas presionit të madh te ushtruar ndaj tij nga vete Partia Demokratike , pas një performancë të dobët në debatin presidencial  ndaj Trump.

Me hapjen e ketij hetimi Administrata Republikane e Donald Trump synon qe te anuloje disa prej urdherave ekzekutiv te nenshkruar nga Joe Biden, pershire ketu edhe faljet qe ai dha ne ditete e tij te fundit ne detyre.