Trump: Kam folur me Xi Jinping, marrëdhënia jonë personale është shumë e mirë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ka folur me homologun e tij kinez Xi Jinping që nga marrja e detyrës më 20 janar, por nuk dha më shumë detaje mbi temat që ata diskutuan. Trump e bëri këtë koment në një intervistë të transmetuar të hënën nga Fox News. “Po (…) kam folur me [...]Read More...

Trump: Kam folur me Xi Jinping, marrëdhënia jonë personale është shumë e mirë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ka folur me homologun e tij kinez Xi Jinping që nga marrja e detyrës më 20 janar, por nuk dha më shumë detaje mbi temat që ata diskutuan. Trump e bëri këtë koment në një intervistë të transmetuar të hënën nga Fox News.

“Po (…) kam folur me të dhe me njerëzit e tij”, u përgjigj Trump kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë bisedë me presidentin kinez që kur u betua.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë personale”, shtoi presidenti amerikan, pa specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht kjo bisedë telefonike mes dy liderëve apo temat e diskutuara.

Trump tha javën e kaluar se ai nuk po nxitonte të fliste me Xi Jinping në përpjekje për të parandaluar një luftë të re tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Një bisedë mes dy liderëve konsiderohet shumë e rëndësishme për lehtësimin apo vonimin e tarifave tregtare./abcnews.al